9.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Evropa në rrezik nga sulmet terroriste për festat e fundvitit

- Advertisement -

Evropa kërcënohet nga sulmet terroriste gjatë festave të fundvitit shkaku i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ka deklaruar komisionerja e BE-së për Punë të Brendshme.

Ky paralajmërim është bërë një ditë pasi hetuesit francezë kanë nisur hetimet për sulmin në afërsi të Kullës së Eiffelit në Paris.

Komisionerja Ylva Johansson ka deklaruar se lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka shkaktuar polarizim në BE dhe me afrimin e festave të fundvitit është ngritur rreziku për sulme terroriste në kryeqytetet evropiane.

Komisionerja ka deklaruar se Komisioni Evropian do të ofrojë 30 milionë euro shtesë në përforcimin e sigurisë në zonat me pak siguri dhe në afërsi të objekteve fetare.

Një turist gjerman është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur të dielën në Paris.

Para sulmit 25-vjeçari kishte thirrur fjalët arabe “Allahu Akhbar” apo “Zoti është i madh”.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i ka thënë policisë se ishte i zemëruar për situatën në Gaza dhe për shkakun që Franca ishte bashkëpunëtore me Izraelin dhe se ishte ngopur duke parë myslimanët të vdisnin.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit