15.6 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Evertoni nuk llogarit në Brojën

- Advertisement -

Armando Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Evertonit pas përfundimit të sezonit aktual.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, në verë do të kthehet te Chelsea, pasi Evertoni nuk do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij.

Broja ishte huazuar për një vit tek Evertoni nga Chelsea, por për shkak të lëndimeve të shumta nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Në total, Broja ka 10 paraqitje këtë sezon në Premier League kurse Evertoni kishte të drejtën për ta blerë për 20 milionë euro.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028 kurse para Evertonit ka qenë i huazuar edhe tek Fulhami e Southamptoni.

Të ngjashme

Të fundit