22.5 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Evertoni insiton për Brojën, por fillimisht duan ta largojnë një yll të skuadrës

- Advertisement -

Armando Broja do të largohet nga Chelsea, megjithatë pritet të mbetet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit shqiptar dhe Chelsea është gati ta lejoj largimin e tij.

Bologna dhe Milan e kanë në listën e dëshirave Brojën nga Serie A, derisa Borussia Dortmund gjithashtu e do në Bundesliga.

Por interesimi më i madh për shqiptarin është nga Liga Premier, ku skuadra si Everton, Ipswich Town dhe Wolverhampton Wanderers kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

The Athletic ka raportuar se Evertoni e ka prioritet transferimin e Armando Brojës, megjithatë klubi dëshiron së pari ta shes yllin anglez Dominic Calvert-Lewin.

Chelsea është gati ta lejoj largimin e Brojës vetëm nëse vije ndonjë ofertë rreth 30 milionë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit