Eurostat: Shqipëria, e katërta në Evropë për vdekjet nga ndotja e ajrit

- Advertisement -

Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha evropiane, ajo renditet ndër vendet me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit.

Me 129 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, Shqipëria është i katërti në Evropë për vdekshmërinë që i atribuohet ekspozimit ndaj grimcave të imëta PM2.5, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2023, shkruan monitor.al.

Nivele më të larta se Shqipëria regjistrohen vetëm në Maqedoninë e Veriut, me 146 vdekje për 100 mijë banorë, Bosnjë-Hercegovinë, me 139, dhe Serbia, me 132.

Treguesi i Shqipërisë është më shumë se tri herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila në vitin 2023 ishte 41 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë.

Të ngjashme

Të fundit