10.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Europa League, sot caktohen fituesit e dy “biletave” për finale

- Advertisement -

Edhe e enjta është e rezervuar për ndeshjet e kompeticioneve evropiane. Në mbrëmjen e së enjtës do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në Ligën e Evropës dhe do të mësohen finalistet e ri. Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e garës së dytë elitare për klube evropiane, Ligës së Evropës.

Bayer Leverkusen, Roma, Sevilla dhe Juventusi kërkojnë nga një vend në finalen e Ligës së Evropës, pas ndeshjeve të para me gjithçka të lënë hapur. Roma e Jose Mourinhos do të synojë, të sigurojë finalen e dytë radhazi europiane, tani në kompeticionin e Europa League. “Verdhekuqtë” janë skuadra e vetme e avantazhuar në gjysmëfinale, pasi sfida e parë në “Olimpico” përfundoi në favor të tyre me rezultatin minimal 1-0, por gjithçka mbetet e hapur dhe ekipi finalist do të vendoset në “Bay Arena”.

Roma ndodhet në një moment jo të mirë, pasi në 5 takimet e fundit në kampionat nuk ka fituar asnjë ndeshje, por në Europë italianët kanë treguar se kanë një tjetër fytyrë dhe kjo sfidë pritet që të vendosë shumë për fatin e skuadrës që do të prekë finalen e madhe, por gjithashtu edhe për të ardhmen e trajnerit Jose Mourinho.

Ndërkohë Bayer Leverkusen-it i duhet një mrekulli për të arritur finalen. Trajneri Xavi Alonso ka bërë një punë fantastike në sezonin e tij të parë me gjermanët dhe në “Bay Arena” do të tentojë përmbysjen e madhe historike kundër Romës së Jose Mourinhos.

Në “Ramos Sanchez Pizjuan” do të luhet një tjetër ndeshje e madhe. “Ekspertët” e Europa League përballë “Zonjës së Vjetër”. Sevilla pasi kaloi Man United, zhvilloi një ndeshje të mirë edhe në Torino përballë Juventusit. Spanjollët ishin shumë pranë fitores në gjysmëfinalen e parë, por sfida përfundoi në barazim pasi Gatti realizoi për Juven në minutën e 97-të. Sevilla e ka fituar 6 herë Europa League-n nga 2006 deri më tani, si asnjë ekip tjetër më pare dhe tani tentojnë titullin e 7 në histori.

Ndërsa Juventusi synon që të arrijë suksesin në Europa League, jo vetëm për të marrë një trofe, por dhe për të siguruar një biletë për në Champions edicionin e ardhshëm, pasi nuk ka garancinë nga kampionati, pas rrezikut për zbritje pikësh. Italianët janë të pamposhtur në Europa League këtë edicion, duke fituar 4 nga 7 ndeshjet e luajtura, ndërkohë që kanë pësuar vetëm 3 gola. Të dy përballjet janë planifikuar të fillojnë nga ora 21:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit