16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Euronews: Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan KiE-së shtyrje të votimit për Kosovën

- Advertisement -

Kështu shkroi “Euronews” duke cituar burime diplomatike në një artikull “’Pse drita jeshile për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropa ka gjasa të vonohet”; kushtuar ndërrimit të hesapeve për anëtarësim në mes të këtij maji.

“Lëvizja e Kurtit për të refuzuar parakushtin ka pakënaqur Francën, Gjermaninë dhe Italinë, të cilat kanë kërkuar nga Këshilli i Evropës që të shtyjë vendimin përfundimtar për aplikimin e Kosovës, thanë burime diplomatike”, shkroi ‘Euronews’.

Euronews e merrë mirëqenë se në takimin e 16-17 majit – ku ministrat e jashtëm të 46 shteteve anëtare mblidhen vetëm njëherë në vit – Kosova nuk do të jetë në agjendë, dhe se respektivisht vendim për anëtarësim të Kosovës nuk do të ketë.

“Kjo do të çojë në vonesa në pranimin e Prishtinës në organizatën mbarë-evropiane për të drejtat e njeriut”.

Çka ndodhi?

Brohoritjet e Kosovës u shuan si me dorë pas votimit të Asamblesë Parlamentare, ku Franca, Gjermania dhe Italia kërkuan nga Kosova “hapa të paprakthyeshëm dhe konkretë” në drejtim të themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë srebe.

Me “hapa të paprakthyeshëm dhe konkretë” ata kuptuan miratimin me dekret qeveritar të draft-Statutit të Asociacionit të ofruar nga Bashkimi Evropian të ofruar në fund të tetorit të vitit të kaluar; dhe dërgimin e këtij dokumenti për rishikim kushtetues.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e refuzoi kërkesën duke thënë se draft-Statuti nuk është pranuar meqenëse nuk është nënshkruar bilateralisht me Serbinë; dhe se si i tillë është thjesht një “non-paper”.

Asociacioni është edhe te Dora Bakoyanis

Vetë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Dora Bakoyanis, në një pjesë kyçe të argumentimit për – dhe pse – të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës e vendos mbi premisat – për të, komplementare – të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit (shkurt, mars 2023) mes Nenit 4 dhe Nenit 7: si aderimi i Kosovës në këtë organizatë paradhomë të BE-së të dakorduar si të bëshme brenda vetë dialogut të Brukselit krahas Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Mes këtyre dy shtyllave ajo e legjitimon veten argumentativisht dhe juridikisht të procedojë pa kurrëfarë barriere se pse Kosova vis-a-vis këtyre dy neneve mund të ec tutje për sa kohë zotohet (çka edhe e kërkon me shkrim) të kryejë pjesën e saj të ujdisë. Kjo është e shkruar në Raportin e saj rekomandues për anëtarësimin e Kosovës.

Bakoyanis – dukshëm duke i drejtuar vendeve mosnjohëse, duke qenë edhe vetë nga një vend mosnjohës si Greqia – argumenton që ky aplikimin është produkt i këtij procesi: Marrëveshja Bazike për normalizim të marrërdhënieve Kosovë-Serbi.

“Rëndësia e Marrëshjes së Brukselit 2023 dhe Shtojcës së Ohrit s’mund të theksohet sa duhet. Duhet të rikujtohet që, në vetë vendimin për ta bartuar (kaluar) aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare, Komiteti i Ministrave eksplicit iu referua atyre (marrëveshjeve) dhe dialogut të fascilituar nga BE. Për herë të parë në histori të Organizatës (KiE-së), është bërë me lidhje direkte me një proces politik, i cili është në fascilitim nga një organizatë tjetër ndërkombëtare”.

Bakoyanis me Nenin 7 bashkërisht me atë që aplikacioni i Kosovës në KiE është produkt i Marrëveshjes Bazike (Nenit 4) dhe e ndërton rekomandimin në bazë të saj; vazhdon ta konkreztizojë më tej në atë që themelimi i këtij Asociacioni – në fakt, pjesa që duhet t’i paraprijë e që është miratimi i draft-Statutit të saj dhe dërgimi i saj për rishikim kushtetues – do të jetë “dukshëm lart në konsideratën e Komitetit të Ministrave (pika 39)” që janë instanca e fundit vendimmarrëse për ose kundër anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit