11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Eurodeputeti gjerman: Lajçak ishte i pasuksesshëm si i deleguar për dialog

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian (PE), Reinhard Butikofer, ka shkruar rreth largimit të Miroslav Lajçak nga pozita e të deleguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai tha se diplomati sllovak është një “fatkeqësi i pakualifikuar” si i deleguari i BE-së për dialogun.

“Shpresoj që ai të mos prishë edhe marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së”, ka shkruar Butikofer në një postim në platformën sociale ‘X’.

Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të largohet nga ky post në fund të muajit gusht.

Sipas burimeve mirë të informuara Lajçak pritet të emërohet për ambasador të BE-së në Zvicër, post të cilin sipas të gjitha gjasave do ta ushtrojë nga shtatori.

Edhe Jasmin Mujanoviq, politolog dhe specialist i politikave të Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare, tha se nëse lajmi për largimin e Lajçakut nga posti i tij si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi është i saktë, është pozitiv për aq sa ai do të largohet.

“Por, për hir të besueshmërisë së BE-së, ai duhej të pushonte pa ceremoni dhe të ishte detyruar të dilte në pension pas 4 vitesh mbjelljeje kaosi dhe guximi të Vuqiçit”, ka shkruar ai në “X”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit