13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Eskalon Zyba i VV-së: E krahason Ganimete Musliun e PDK-së me Vuçiqin e Serbinë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba nëpërmjet një reagimi në Facebook’un e tij e ka krahasuar deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas një deklarate që kjo e fundit e bëri lidhur me Fondin e Sigurisë për ushtrinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, të cilit Zyba ia ka bashkangjitur edhe videon e Musliut, ai shprehet se është “skandaloze dhe jashtëzakonisht shqetësuese”, deklarata e Musliut ndaj mërgatës për sabotim të Fondit për Siguri.

Por, një rresht më tutje, Zyba e krahason deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me Serbinë si shtet për qasjen ndaj Ushtrisë së Kosovës.

“Në kohën e kërcënimeve të përditshme nga Serbia, të rrethanave të reja globale për shkak të luftës në Ukrainë, në kohën e një pasigurie globale, pra mu në kohën kur më shumë se kurrë kemi nevojë për siguri e për të cilën gjë e kemi edhe FSK-në, të shkosh në mërgatë dhe t’i bësh thirrje mërgatës për sabotim të Fondit për Siguri të krijuar nga Qeveria e Kosovës, është më shumë se skandaloze dhe jashtëzakonisht shqetësuese. Nëse ka pasur përbashkim shoqëror e politik në Kosovën e pasluftës ajo është padyshim Ushtria e Kosovës dhe forcimi i saj, por sot për këtë gjë fatkeqsisht të pakënaqur krahas Vuçiq-it e Serbisë na paska dale edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu. E kam të pamundur ta kuptoj motivin e kësaj thirrje.”, ka shkruar Zyba.

Në anën tjetër, Musliu në një deklaratë të saj në takim me mërgimtarë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i mashtron mërgimtarët me Fondin për Siguri dhe iu ka bërë thirrje që të mos dërgojnë para në të.

“PDK ashtu siç e ka themeluar Ushtrinë e Kosovës ka dhënë edhe plan konkret se si duhet të bëhet dhe të forcohet ushtria. Prandaj për hir të juajin, për hir të fëmijëve të juj, për hir të Kosovës, mos e duroni, mos e përkrahni, mos e dëmtoni buxhetin e familjeve tuaja, sepse është kah ju mashtron, është kah ju mashtron, ta keni të qartë, është kah ju mashtron.”, ka thënë Musliu.

Në kohën e kërcënimeve të përditshme nga Serbia, të rrethanave të reja globale për shkak të luftës në Ukrainë, në kohën e një pasigurie globale, pra mu në kohën kur më shumë se kurrë kemi nevojë për siguri e për të cilën gjë e kemi edhe FSK-në, të shkosh në mërgatë dhe t’i bësh thirrje mërgatës për sabotim të Fondit për Siguri të krijuar nga Qeveria e Kosovës, është më shumë se skandaloze dhe jashtëzakonisht shqetësuese. Nëse ka pasur përbashkim shoqëror e politik në Kosovën e pasluftës ajo është padyshim Ushtria e Kosovës dhe forcimi i saj, por sot për këtë gjë fatkeqsisht të pakënaqur krahas Vuçiq-it e Serbisë na paska dale edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu. E kam të pamundur ta kuptoj motivin e kësaj thirrje.

Posted by Salih Zyba on Sunday, April 17, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit