8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Deklarata e Ministrit Çeku që koreografët kosovarë e marrin si ofendim | Të kërkoj falje ose jemi të detyruar të dalim në protestë

- Advertisement -

Komuniteti artistik, me theks të veçantë koreografët kosovarë e kanë marrë shumë për zemër deklaratën e Ministrit Hajrulla Çeku ku ka thënë ”Nuk kemi një nivel të shkollimit superior në balet”. Ata e morën si ofendim këtë ndaj tyre, në lidhje më këtë ata kanë folur për Insajderin, tregojnë që kanë shkollim superior, duke e demantuar ministrin ku sipas tyre besojnë që ua ka borxh një kërkim falje ose në të kundërtën ata paralajmërojnë që do të mbajnë protestë para Ministrisë së Kulturës.

“Pozitë e merituar, pozitë jo e merituar”, këto dy çështje janë gjithmonë diskutabile, sidomos kur bëhet fjalë për emërimin e personave në pozita të rëndësishme.

Njëjtë u diskutua ditëve të fundit edhe për pozitën e drejtorit të Baletit të Kosovës, institucion ky që tre vjet nuk ka pasur udhëheqës, por vetëm zv.drejtor.

Tash kur Këshilli Drejtues ka vlerësuar Sinan Kajtazin për të drejtuar Baletin e Kosovës, reagimet ishin të shumta – sidomos ndaj dy çështjeve: për kohën kur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kishte kërkuar parat që Kajtazi i kishte marrë nga buxheti për shfaqjen e tij ‘O.Taka’, dhe koha kur Kajtazi e kishte quajtur fakultetin e Arteve në Tirane ‘Shkollë të komunizmit’.

I kënaqur me punën e balerinëve të Kosovës, duket të mos jetë as ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky i fundit në një emision, bëri një deklaratë rreth shkollimit të balerinëve dhe koreografëve, deklaratë e cila u kundërshtua nga profesionistët e fushës.

“Kur nuk ka drejtime të tilla, atëherë duhet të bëjmë shumë ta themelojmë drejtimin e baletit dhe koreografisë diçka që na mungon. Nuk kemi një nivel të shkollimit superior në balet”, ishte deklarata që dha Çeku.

Kjo deklaratë e ministrit Çeku u demantua nga koreografi, Robert Nuha i cili tha se ministri Çeku po iu fyen shkollimin dhe i njëjti duhet të kërkojë falje për deklaratën e tij.

“Dua t’i bëjë me dije ministrit që në Kosovë ka mjaftueshëm Koreograf të dëshmuar e me shkollimin adekuat të Koreografisë në programet e studimit Bachelor dhe Master në Universitetin e Arteve në Tiranë. Përveç kësaj tash e 3 vite është akredituar fakulteti i Koreogeafisë pranë Kolegji AAB – Arkitekturë dhe Arte në të cilën pikërisht ne edukojmë brezat e ardhshëm te kërcimtarëve profesionist e gjithashtu Koreografëve”, ka shkruar ai në facebook.

Të shqetësuar me këtë deklaratë kanë qenë edhe koreografë të tjerë, ndër ta edhe udhëheqësi i degës së baletit, Driton Saqipi i cili tha se ishte ofendim për ta.

“Po është shumë ofendim për neve, me shumë mund dhe sakrificë kemi mbaru koreografin në Universitetin e Arteve në Tiranë del thotë ska Kosova profesionist”, tha ai për Insajderin.

Si duket Çeku nuk është interesuar për profilet e koreografëve që ka Kosova, ku profilet e këtyre koreografëve tregojnë se shkollimi i tyre është i nivelit superior përkundër asaj që ministri Çeku kishte thënë që nuk janë.

Insajderi sjell profilet e të gjithë koreografëve që u ndjen të ofenduar nga Çeku për shkollimin e tyre.

Robert Nuha

U lind në Komoran (Rks) 1990. Karrierën e filloj me kercime urbane, hip hop, breake dans, si dhe me vallë popullore shqiptare. U diplomua në Koreografi, Bachelor 2016 dhe Master 2019 në Universitetin e Arteve në Tiranë (Al). Aktualisht Profesor i Koreografisë dhe Dansit Bashkëkohorë pranë Kolegjit AAB – Prishtinë, koreograf i Trupës Artistike Rezidente pranë Qendrës “Artpolis” – Prishtinë. Pjesë e Albania-Dance Theatre Company (2014-2020). Ka marrë pjesë në një numër të madh projektesh artistike, me artistë shqiptare dhe të huaj, duke punuar në festivale të ndryshme në gjithë Evropën, perfshirë: Gjermani, Itali, Zvicër, Kroaci etj. shfaqje dansi si “Im the Men!” (Germany), “Stress Biology” (Swiss), “Hybrid 0 to 100” (Izrael) etj… së fundi ka fituar kompaninë e famshme të bashkëkohore Compagne LINGA (Swiss) me shfaqjen “Between”. Themelues i kompanisë së pare profesionale të danse-teatrit ně Kosově “Noa Dance Theatre Company, koordinator i festivalit ndërkombëtar, i vetmi festivali dansit bashkëkohorë në Kosovë “Takimi i vallëzimit Shqipëri-Kosovë”. Ai gjithashtu ka luajtur ne disa produksione filmike si “Bal-Kan” (Al). “Light (U.S.A dhe Al) “Moter dhe Vella” (Al), “Djali dhe Bleta” (Al) “Cirku Fluturues” (rks) etj. Bashkë-koroegraf në shfaqje si “Lulet Dimrit e Kongresit ne Mediterranea Yong Artists Bien, “Lets Go” në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Koreografuar “Brezave Amanet së bashku me koreografinë e mirënjohur shqiptar Gjergj Prevazi. Ka koreografuar disa shfaqje te Teatrit si: “Destur-Blasfemi e Embel” (Teatri Kombëtar). “Shume Zhurme për Asgjë”. i Pranverës” (Teatri Kombëtar), “Gjuetaret e Artemidës”, “Provo edhe një herë Sem”, “Allo Allo” etj. Koreografia e projekteve artistike si “What Men Want”, ” Anlimit “Feel”, “Ups and Downs”, ” Nata e Bardhë”, “Totem dhe Tabu” etj, është duke punuar projekte artistike në Shkup, Tiranë, Prishtinë si dhe ka ligjeruar pranë Akademisë së Dansit në Letoni e gjithashtu ka pasur premiere boterore shfaqjen e tij “InOutT” në festivalin prestigjioz “Laiks Dejot” në Riga, Letoni, me të tjerët. planet ne festivalin CerModern në Ankara të Turqisë. Në krijimtarinë e tij artistike ai tenton që të gjejë shkrije organike të valles e kërcimit popullor shqiptar me stilin e dansit kontemporan, me të cilin synon të gjejë një formë unike dhe origjinale të koreografimit dhe kërcimit

Driton Saqipi

Driton Saqipi u lind në Preshevë 1987, Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje,për të vazhduar në Shkollën e mesme të Muzikës dega e Baletit “Prenk Jakova” Prishtinë. Nga viti 2002-2008 solist i Trupës së Baletit të Kosovës.Në vitin 2006 u regjistrua në Akademinë e Arteve,dega Pedagogji e përgjithshme Muzikore në Prishtinë. Nga viti 2009- 2020 udhëheqës i programeve artistike (Balet,Muzikë) në “Sos Fshati I Fëmijëve” Prishtinë. Në vitin 2015 Profesor i baletit në shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë. Në vitin 2016 u regjistrua në Akademinë e Arteve, dega Koreografi në Tiranë, ku dhe diplomoi në korrik të 2018. Koreograf i shfaqjes “Metoo” teatri Dodona,koreograf i shfaqjes “Ëndrra e një balerine” Teatri Kombëtar,koreograf i shfaqjes “Arrëthyesi” Teatri Kombëtar etj… Kërcimtar i jashtëm i “Albania-Dance Theatre Company” Drejtor i OJQ ArtKontaktKosova. Nga viti 2019 Profesor i Baletit Klasik në Akademinë e Arteve dega Koreografi Kolegji AAB, aktualisht është profesor dhe shef Baleti ne shkollen Prek Jakova.

Labinot Rexhepi

Labinot Rexhepi u lind në 1986 në Lipjan, shkollën e mesme e kreu pranë SH.M.M “Prenk Jakova” drejtimi Balet, ndërsa u diplomua në Bachelor (2011) dhe Master (2013) në Koreografi pranë Universiteti të Arteve në Tiranë (Al) I përket gjeneratës së parë të Trupës së Baletit të Kosovës pas Luftës, aty ai kontriboi si balerin me role të ndryshme që nga viti 2002 – 2013. La Gjatë periudhës sa ai jetoi në Tiranë ishte shumë aktiv në skenën Teatrale në projekte të ndryhshme si kërcimtar profesionist por edhe si koroegraf, duke marrë shpërblime në shumë festivale brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vlenë të theksohet kontributi I tij në kompaninë e parë dhe të vetme në Shqipëri për dans Bashkëkohorë, “Albania Dance Theatre Company” si njëri ndër balerinët më të dalluar. Nga viti 2015 për dy vite mësimëdhënës baleti në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, Sot vayhdon te ligjeroj si profesor I rregullt pranë akademisë së Arteve dega Koroegrafi në “AAB” Prishtinë. Karriera e tij shtrihet në vende të ndryshme Europiane si Zvicërr, Gjermani, Itali, Bosnje etj.

Luljeta Braha

Luljeta Braha, e lindur me 12.04.1991 ne Prizren. Shkollen e ulet dhe te mesme te baletit e mbaroi ne Prizren ne Shkollen e Muzikes “Lorenc Antoni”. U diplomua ne Bachelor (2010-2013) dhe Master (2013-2015) ne Universitetin e Arteve ne Tirane, fakulteti i Koreografise. Profesoreshe e baletit klasik, kercimit modern dhe valles popullore ne Shkollen e Muzikes “Lorenc Antoni”-dega e baletit, ne Prizren, qe nga viti 2014 Ligjeruese ne kolegjin AAB qe nga tetori 2019 Profesoreshe e baletit klasik dhe kercimit modern ne Shkollen e Muzikes “Misbah & Friends”- ne Prishtine, 2014-2019. Koreografe dhe ideatore e shfaqjeve: “Zonja Lulu” (diplome Bachelor 2013), “Pasion i Perjetshem” (diplome Master 2015), “Lidhme Mua” Mars 2019, “Portret Pandemie” Mars 2021. Koreografe e shfaqjeve teatrale: “Leonse & Lena” (2019), “Mbledhje ne Parlament” (2016),“Sherbetori i dy zoterinjve” (2015), Teatri Profesional i Prizrenit. Koreografe ne Festivalin e Muzikes dhe Artit per femije “El Maestro” (2015-2018). Balerine ne disa shfaqje te ndryshme te mbajtura ne kuader te fakultetit si dhe jashtë saj.

Dilaver Kryeziu

Dilaver Kryeziu Ka mbaruar Fakultetin e Artit Skenik – magjister i koreografisë në Akademinë e Arteve të Bukura – Tiranë (Shqipëri). Për dy dekada ai ishte udhëheqësi artistik dhe koreograf i Ansamblit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, Shef i folklorit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Prishtinë. Dilaver Kryeziu është aktualisht profesor i folklorit në Shkollën e Lartë të Muzikës në Prishtinë dhe univerzitetin AAB ku ligjron lendet: Folklorin Shqiptar(vallen popullore),dhe Folklorin Koreografik, eshte i angazhuar si bashkepunetor në Fakultetin Filozofik-dega e Etnologjisë, ligjerues I etnokoreologjise dhe Antropologji e festivaleve.

Mehmed Xhemajli

U lind në Prishtinë 1965. Karrierën artistike e nisi si i vogël duke u angazhuar nė disa ansamble popullore, pjesėmarrës dhe prezantues i Kosovës nė disa festivale kombëtare dhe ndėrkombëtare të Valles popullore. Përfundoi fakultetin e Makinerisë, pastaj fakultetin Ekonomik dhe së fundi përfundoi me sukses studimet Master në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë dega e Koreografisë.Që nga viti 1982 valltarë , në shumë Ansamble të Prishtinës… ka qenë anëtar, Koreograf dhe Drejtor nga viti 1993 në Shoqërinë Kulturore artistike “Bajram Curri” Prishtinë, tashmë i angazhuar edhe si ligjerues pranë Kolegjit AAB, duke punuar me përkushtim e devotshmëri me qëllimin që gjithë eksperiencën e tij të gjatë jetësore, artistike , njerëzore e profesionale t’ua transmetoj studenteve të Koreografise. Drejtor Artistik i Shoqërisë Kulturore Artistike "KOSOVA" në Prishtinë. Antar Jurie në disa festivale kombëtare dhe Ballkanike.

Kenare Krasniqi Dakaj

Krenare Krasniqi Dakaj e lindur më 17 gusht të vitit 1986, në Prishtinë. Shkolla e mesme e muzikes dega e baletit 2000-2004. Ka interpretuar në këto shfaqje: “Fyelltari”, “Tranzicion 2” dhe “S’po dëgjohet gongu”. Fakulteti i koreografise 2004-2010 (sistem 4-vjecar), Tirane. Mesimdhenese e baletit ne shkollen “Prenk Jakova” nga viti 2012.

Erza Xheladini Galani

Erza Xheladini Galani , e lindur me 04.04.1991 ne Prizren. U diplomua ne Bachelor (2010-2013) dhe Master (2013-2015) ne Universitetin e Arteve ne Tirane, fakulteti i Koreografise. Profesoreshe e baletit klasik, kercimit modern dhe valles popullore ne Shkollen e Muzikes “Lorenc Antoni”-dega e baletit, ne Prizren, qe nga viti 2018 Themeluese e nje studio private “Dance Studio” per 4 vite Koreograve ne “Down Syndrom Kosova” Prill 2016-2017 Koreografe ne shfaqjen “Ne vijem per ajer” 2013 Teatri kombetar Tiran Koreografe ne shfaqjen teatrale “Fluturimi qfar Lumturie” Teatri kombetar Tiran Koreografe e shfaqjes teatrale “Shtepi Kukulle” 2014 teatri Bekim Fehmiu Prizren Koreografe e shfaqejs teatrale “Shtetrethimi” 2020 Ideatore dhe koreografe e shfaqjes “Perqafimi” 2021

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit