Disa persona kanë protestuar sot në Gllarevë për pakënaqësitë që kanë në lidhje me ndërtimin e rrugës Kijevë-Zahaq.
Banorët e fshatrave të zonës po ankohen për devijimin e rrugës dhe për këtë arsye kanë protestuar të premten dhe sot.
Por, protesta e tyre sot në vendin ku po zhvillohen punimet ka eskaluar në përplasje mes qytetarëve protestues dhe Policisë së Kosovës, tregojnë pamjet e publikuara.
Një qytetar protestues dëgjohet teksa i thotë një polici se “do t’ia shohë sherrin”.
“O majmun, sherrin ki me ma pa”, i drejtohet protestuesi, policit.