14.4 C
New York
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

“Është kaq e pasjellshme…”/ Moment tensioni mes Nicole Kidman dhe Salma Hayek (Video)

- Advertisement -

Nicole Kidman dhe Salma Hayek u shfaqën të tensionuara me njëra-tjetrën gjatë sfilatës së Balenciaga në Javën e Modës në Paris. Momenti ndodhi më 30 shtator 2024, por tanimë ka marrë gjithë vëmendjen e publikut.

Aktorja e “Big Little Lies” dhe Hayek, 58 vjeç, janë ‘përplasur’ pasi një fotograf u kërkoi atyre që të bënin edhe një foto. Salma e ktheu Nicole nga kamera, por në atë moment, Kidman shtyu dorën e koleges.

Më pas, ajo shkëmbeu edhe ca fjalë me yllin e “Frida”. Është e paqartë se ç’tha aktorja australiane, por duket se situata nuk ka qenë shumë e ngrohtë mes tyre.

Të tjerë përdorues të rrjeteve sociale ishin të mendimit se në fakt, Salma nuk kishte pse ta prekte kolegen: “Mbase Nicole nuk do kontakt fizik, e keni menduar?”; “Ok, por kështu do reagoja dhe unë nëse do më preknin”; “S’e di situatën, por Salma mund ta bënte kërkesën thjesht duke folur”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit