Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, u hap ekspozita “Vibracione linjash me forma skulpturale” e artistit Albulen Neziri.
Me këtë rast profesori i Albulenit, Ismet Jonuzi e ka vlerësuar lartë këtë vepër artistike dhe ka thënë se është vështirë të gjendët një e tillë diku tjetër.
Më ka befasuar Albuleni me këto formate që s’i kisha pa më përpara. Në këtë realizim të këtyre veprave ka treguar një përkushtim serioz”, ka thënë ai.
Tutje Jonuzi shtoj se disa piktura është dashur të hiqen për shkak të hapësirës së kufizuar. “Fatkeqësisht, na është dashur t’i heqim disa figura për shkak të hapësirës së kufizuar. S’ka qenë qëllimi ynë të ekspozojmë sasi, por cilësi. Albulene më ka befasuar për të mirë me potencialin dhe përkushtimin e tij”, tha Jonuzi.