11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Escobar: Shpresoj për lajme të mira pas së shtunës

- Advertisement -

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë po zhvillon takime me liderët shtetërorë të vendit.

Ai është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Më pas, Escobar u deklarua para mediave duke thënë se pret rezultat pozitiv nga takimi i 18 marsit në Ohër.

Escobar ka thënë se plani evropian jep një mundësi të madhe për paqe për Kosovën dhe Serbinë.

Në fund të fjalë së tij ka thënë se shpreson për lajme të mira pas të shtunës.

“Mirëpres takime produktive në Ohër. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësit për Kosovën dhe Serbinë për tu bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Ky propozim jep një mundësi të madhe për paqe për të dy vendet. Ne kemi synim që kjo të funksionoj për Kosovën por jo vetëm për Kosovën. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje një paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, ka thënë Escobar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit