Policia e Kosovës ka njoftuar se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobar, ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha si dhe familjen e heroit, Rreshter Afrim Bunjakut.
Gjatë vizitës së tij, Escobar ka kërkuar të takohej me djemtë e rreshterit të vrarë gjatë sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Ata i shprehën ngushëllimet e tyre familjes rreth humbjes së bashkëshortit dhe babait të tyre.
Si përfundim Drejtori i Policisë, Hoxha, shprehi mirënjohjen e tij ndaj SHBA-së, për ndihmën e vazhdueshme ndaj policisë.