Ernest Muçi hero i Trabzonsporit, kualifikon ekipin në finalen e Kupës së Turqisë (Video)

- Advertisement -

Ernest Muçi ishte protagonisti absolut i Trabzonsporit në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë, duke realizuar një gol spektakolar në minutat shtesë për t’i dhënë skuadrës fitoren 1-2 ndaj Gençlerbirligi.

Futbollisti shqiptar u shfaq vendimtar në çastet më dramatike të takimit, teksa me një goditje fantastike vulosi kualifikimin për në finalen e madhe.

Trabzonspori do të luajë ndaj Konyasporit në finalen e Kupës së Turqisë, pas fitorës së këtyre të fundit 0-1 ndaj Besiktasit në gjysmëfinalen tjetër.

 

Të ngjashme

Të fundit