Ylli kosovar, Ermal Krasniqi është larguar nga skuadra polake, Legia Warszawa.
Sipas mediave rumune, ai pritet të rikthehet te Sparta Praga.
Krasniqi ka zhvilluar 33 ndeshje sezonin e fundit me skuadrën polake, ndërsa ka shënuar 3 gola dhe ka krijuar 2 asistime.
Lajmin për largimin e tij e ka bërë vetë klubi me anë të një postimi në rrjete sociale ku edhe kanë shprehu falënderime për kontributin e dhënë për klubin.
27-vjeçari vjen nga futbolli kosovar, ku në vitin 2022 kishte shkëlqyer më skuadrën e FC Ballkanit, ndërsa ishte transferuar te CFR Cluj në vitin 2023, kurse pas një sezoni u transferua FC Rapidi me vlerë 1.5 milionë euro. Në fund të vitit 2024, Krasniqi u transferua te AC Sparta Prague dhe në vitin 2025 shkoi te skuadra polake, Legia Warszawa.






