28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ermal Krasniqi bëhet me skuadër të re

- Advertisement -

Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi do të jetë lojtari më i ri i Sparta Pragës.

Kampioni i Çekisë ka arritur marrëveshje me Rapidin Bukureshtin për transferimin e tij, për rreth dy milionë euro, ka raportuar të enjten Sport.ro.

Kësaj shume mund t’i shtohen edhe bonuse të tjera, me vlerë 300 mijë euro të tjera, varësisht nga paraqitjet e kosovarit në Sparta Pragë.

Rapid ka ruajtur edhe një përqindje të një transferimi të ardhshëm të Krasniqit.

Transferimi i sulmuesit kosovar te kampioni në fuqi i Çekisë pritet të zyrtarizohet këtë javë.

Ndryshe, Krasniqi këtë sezon luajti në 34 ndeshje për CFR Cluj dhe Rapid, duke arritur të shënojë në gjashtë prej tyre, shifër së cilës i shtohen edhe pesë asistime vendimtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit