1.3 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Erdoganit s’po i “ndez” plani, lira në rënie për të pestën ditë radhazi

Lira shënoi rënie te vlerës për të pestën ditë radhazi të premten, duke e dobësuar edhe më shumë rritjen e madhe të javës së kaluar.

Në orën 9 e 6 minuta të premten, një dollar u këmbye me 13.3 lira, 0.6 për qind më dobët se të enjten dhe 20 për qind më dobët se në fundin e javës së kaluar, shkruan Reuters

Fitimet e turqve janë dëmtuar muajve të fundit nga rënia e lirës, ndonëse valuta turke u forcua nga 18.4 në 10.25 për një dollar javën e kaluar, pas publikimit të një skeme shtetërore për mbrojtjen e depozitave vendëse nga humbjet.

Ministri i Financave, Nureddin Nebati, tha këtë javë se mbajtja e dollarëve nga turqit ka rënë, por të dhënat zyrtare të enjten treguan se mbajtja e valutës arriti në nivel rekord prej 238.97 miliardë dollarësh javën e kaluar.

Kriza e valutës është nxitur nga vendimi i Bankës Qendrore për ta ulur shkallën e interesit, pas trysnisë së Presidentit Rexhep Erdogan në përpjekje për t’i rritur eksportet dhe huadhënien.

Ekonomistët thonë se ky vendim është i pamatur, duke marrë parasysh që inflacioni ka shkuar në mbi 21 për qind dhe pritet të shkojë në mbi 30 për qind në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së vlerës së lirës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit