-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Erdogan kërkon që Turqia të jetë pjesë e përhershme e Këshillit të Sigurimit

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur dëshirën që vendi i tij të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Si Turqi po përpiqemi për t’u bërë anëtarë të përhershëm, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”, tha ai nga Stambolli.

Erdogan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk kanë treguar asnjë qëllim për të mbështetur kërkesën e Turqisë.

Këshilli i Sigurimit aktualisht përbëhet nga 15 anëtarë: 5 të përhershëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA  dhe 10 jo të përhershëm të zgjedhur për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme./Anadolu

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit