Gjatë mbrëmjes së sotme në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së.
Kjo akademi do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Në këtë akademi pjesëmarrës do të jenë edhe krerët e shtetit.
Theksojmë se sot gjatë ditës krerët e shtetit vizituan edhe kompleksin memorial ‘’Adem Jashari’’ si dhe vizituan familjen Jashari.