Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez, ka thënë se në Chelsea ndihet sikur në shtëpi.
Kështu i ka thënë ai një tifozi, pas fitores 2:0 ndaj Borussia Dortmund të martën.
“Më preku zemrën kur djali doli të vinte dhe të më shihte”, shpjegoi Fernandez pas ndeshjes.
“Ishte një moment kaq i veçantë sepse ai donte të më shihte dhe ai më dha një përqafim të shpejtë. Kjo më bëri të ndjehem edhe më i lidhur me fansat. Unë dua të njoh fansat dhe besimi që ata kanë në mua është i jashtëzakonshëm”.
“Ndihem sikur në shtëpi. Jam vërtet i lumtur këtu dhe po njoh më mirë shokët e mi të skuadrës. Unë jam duke u ndjerë më i sigurt”, ka thënë Fernandez.