12.3 C
New York
Tuesday, November 25, 2025

Buy now

Enver Hoxhaj në Berlin, takon shefat e diplomacisë së Jordanisë dhe Italisë

Në kuadër të Forumit të Politikës së Jashtme që po mbahet në Berlin, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takime me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi, dhe ish-ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio.
Në diskutimet e zhvilluara, Hoxhaj shkroi se u diskutua edhe për zhvillimet rajonale, sfidat e sigurisë dhe mundësitë për bashkëpunim më të gjerë mes vendeve.
“Në Berlin, për Forumin e Politikës së Jashtme, pata kënaqësinë të takohem me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi, dhe ish-Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Biseda të rëndësishme dhe ide që lidhin rajone dhe mundësi bashkëpunimi.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ky forum mbledh liderë, diplomatë dhe ekspertë nga e gjithë bota, duke shërbyer si një platformë për ide, qasje dhe partneritete të reja në politikën e jashtme. Fjalë kryesore në Forum ka mbajtur sot edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul.

Të ngjashme

Të fundit