Enver Hoxhaj: Kurti po përpiqet ta nënshtrojë opozitën

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se demokracia në Kosovë është suspenduar gjatë dy viteve të fundit.

Duke folur për zhvillimet politike në vend para vazhdimit të seancë, Hoxhaj tha se zgjedhjet po mbahen, por ato i konsideroi si “episode të shkurtra demokratike”.

“Ka dy vjet që në Kosovë është suspenduar demokracia. Mbahen zgjedhjet, të cilat janë episode të shkurtra demokratike. Krejt çka ndodh në këtë vend është që ka një përmbysje të rendit kushtetues pas çdo rezultati zgjedhor, si përpjekje e Kurtit për ta nënshtruar opozitën”, deklaroi Hoxhaj.

Ai shtoi se PDK-ja nuk është kundër parlamentarizmit, njofton Klankosova.tv

“Nuk i themi jo parlamentarizimit”, tha Hoxhaj

Të ngjashme

Të fundit