Endrit Thaçi për babanë e tij: “Çdo ditë po na afron më pranë rikthimit tuaj”

- Advertisement -

Po afrohet dita e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.

Me këtë rast, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë sot një reagim në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një fotografi me babanë e tij, të shoqëruar me një mesazh, ku shpreh bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në vendlindje.

“Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por tani, çdo ditë po na afron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, ka shkruar ai në InstaStory.

Shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet më 20 korrik.

Të ngjashme

Të fundit