Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi i është bashkuar protestës së sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila po zhvillohet pas vendimit të djeshëm ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.
Ai për Klan Kosovën është shprehur se populli është me UÇK-në dhe se besojnë në pafajësinë e çlirimtarëve.
“Dua ta falënderoj gjithë popullin shqiptarë për mbështetjen, jemi falënderues. Populli është me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është e pastër dhe besojmë në pafajësinë e të gjithë çlirimtarëve tanë”, deklaroi ai.





