15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Ende pa ekip, dy klube spanjolle shfaqin interes për De Gea

- Advertisement -

Për shumë persona është surprizë fakti që David De Gea ka mbetur ende pa klub që kur u largua nga Manchester United gjatë verës.

Spanjolli është konsideruar si një ndër portierët më të mirë në botë, dhe është e çuditshme se si një lojtar me kualitetin e tij është ende një lojtar i lirë.

Kjo mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt, pasi De Gea po lidhet me një rikthim të mundshëm në futbollin spanjoll. Siç ka raportuar mediumi “Fichajes”, Real Betis dhe Valencia kanë shprehur interesim për të siguruar nënshkrimin me 32-vjeçarin.

Real Betis ka pasur probleme me portierët këtë sezon, ku Cluadio Bravo dhe Rui Silva që të dy kanë pësuarr dëmtime, ndaj nënshkrimi me De Gean po konsiderohet i detyrueshëm.

Valencia momentalisht ka në ekip Giorgi Mamardashvilin, ndaj një lëvizje për De Gean duket e panevojshme momentalisht, vetëm në rast se gjeorgjiani lëviz nga Valencia në 12 muajt e ardhshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit