Nëna e 24-vjeçares Rea Rakës e cila vdiq në aksidentin në Komoran, ka ndarë një mesazh prekës pas humbjes tragjike të vajzës së saj, duke shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta.
“Nuk paska dhimbje ma t’madhe për nji nane se kjo! Rea jem, asnjëherë nuk kom mendu që unë kam me t’përcjell për n’banesën e fundit, mirëpo jeta paska pas plane tjera. Nuk ka fjalë që t’përshkrun sa e mrekullueshme je. Dashnia për ty është e përjetshme, pusho e qetë engjëlli i nanës”, ka shkruar ajo.
Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet të dielën, në orën 12:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Rea Raka humbi jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Komoran, ku përveç saj, tre persona të tjerë kishin pësuar lëndime trupore.






