Emocionohet Drilon Hajrizi: Ky titull ka peshë më të madhe se trofet

- Advertisement -

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka reaguar pas triumfit të tretë radhazi të skuadrës mitrovicase në basketbollin kosovar, duke e cilësuar këtë sukses si shumë më tepër se një trofe.

Në një postim emocional, Hajrizi kujtoi vitet e vështira të klubit, duke u kthyer në kohën e vitit 2012, kur sipas tij, Trepça kishte talent dhe zemër, por jo kushtet e duhura për të ndërtuar stabilitet afatgjatë.

“Sot, kjo është ajo që më gëzon më shumë: Mitrovica nuk ka vetëm lojtarë të mirë. Ka organizim. Ka mentalitet fitues. Ka vizion. Ka një brez që po rritet duke besuar se cilësia duhet të sundojë” shkroi ai.

Ky është postimi i plotë i Hajrizit:

Tri vite radhazi kampion

Por ky titull ka një peshë më të madhe se trofetë.

Sot, kur e shoh KB Trepçën në maje, më rikthehet në mendje viti 2012. Atëherë kishim talent, kishim zemër, kishim ëndërr… por jo bazamentin që e mban një klub gjallë në kohë. Kushtet ishin më të vështira dhe shpeshherë vetëm përkrahja e familjes na mbante në këmbë.

Në fakt, ne e rikthyem Trepçën në majë në një kohë kur vullneti ishte më i fortë se mundësitë!

Sot, kjo është ajo që më gëzon më shumë: Mitrovica nuk ka vetëm lojtarë të mirë. Ka organizim. Ka mentalitet fitues. Ka vizion. Ka një brez që po rritet duke besuar se cilësia duhet të sundojë.

Ka ardhë koha e ndërtimit të një kulture që do të zgjasë. Faleminderit të gjithë atyre që janë pjesë e këtij rrugëtimi.

Urime,

12-shi juaj

Të ngjashme

Të fundit