Ish-trajneri i mirënjohur, Emin Ajvazi, ka shprehur fjalë miradie për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Ajvazi, përmes një postimi në “Facebook”, ka lavdëruar edhe Kombëtaren e Kosovës.
“Për 10 vjet s’ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja jonë. Jemi ekip që përballemi si të barabartë me shtetet më të forta në botë. Loja e futbollit gjithmonë i ka tri rezultate: fitoren, barazimin dhe humbjen. Kritikojnë disa që lidhje me futbollin nuk kanë. Ju kam thënë edhe njëherë: futbolli nuk është shkencë. Si në matematikë, 1+1 bëjnë 2, kurse futbolli është gjëja më e paparashikueshme në botë”.
“Jam person që krejt jetën ia kam kushtuar futbollit. Ata që merren me sport më njohin dhe e dinë kontributin tim në futboll, si dhe aftësitë e mia. Po më vjen keq që po e them, por për mua, në futboll nuk ka fshehtësi. Unë, si trajner që i kam udhëhequr 7 klube në Superligë, mendoj që e njoh futbollin dhe jam shumë i kënaqur me arritjet e FFK-së, bordit dhe presidentit Agim Ademi për këto arritje. Ju përgëzoj, president, sinqerisht për këto arritje”, ka shkruar Ajvazi.






