Modelja e famshme Emily Ratajkowski ka publikuar në TikTok një video ku tregon se çfarë i tha një person i panjohur teksa ajo po ecte nëpër rrugët e New Yorkut.
Modelja dhe aktorja 33-vjeçare po xhironte veten duke ecur nëpër rrugë e veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë të shkurtër me dekolte të hapur, dhe rastësisht ka kapur dhe komentin e kalimtarit.
“Vajzë, vish një bluzë”, i tha personi i panjohur, ndërsa modelja vazhdoi të ecte si të mos kishte ndodhur asgjë.
“Njihem për faktin se nuk jam as modeste as e kujdesshme”, shkroi modelja në videon e saj, duke iu referuar një trendi të ri në TikTok që promovon modestinë, sjelljen e mirë dhe turpin.
Ndërkohë, fansat e saj u rreshtuan në mbrojtje të saj.
“Ti nuk ia vure veshin, të adhuroj”, “Heshtja është përgjigjja më e mirë”, “Asgjë nuk e shqetëson mbretëreshën” dhe “Por ti je duke mbajtur një bluzë” janë disa nga komentet poshtë videos, e cila ka mbledhur 1.8 milion shikime.