5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Emërohen edhe dy gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

- Advertisement -

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KjK) në takimin e 309-të, të mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Vera Gashi – Bala dhe gjyqtarin Arben Toska për të punuar në dhomën e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.

Mandati i dy gjyqtarëve në Gjykatën Komerciale do të fillojnë nga 1 qershori 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të gjithë anëtarët e KGjK-së, në mënyrë unanime kanë votuar që dy gjyqtarët e lartcekur ti bashkohen Gjykatës Komerciale.

Kjo pasi paraprakisht, anëtarja Teuta Ibrahimi para anëtarëve të KGjK-së ka paraqitur raportin e Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Komerciale.

Ndër të tjera, anëtarja Ibrahimi ka thënë se dy kandidatët e lartcekur janë rekomanduar nga anëtarët e komisionit për votim në KGjK.

Gjyqtarja Vera Gashi – Bala, më herët ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prizten- Dega në Suharekë, ndërsa gjyqtari Arben Toska më herët ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

Ndryshe, më 9 shkurt 2023 ishte shpallur konkursi i brendshëm për tre gjyqtarë të Gjykatës Komerciale, për tri pozita të dhomës së shkallës së parë të kësaj gjykate.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit