Elvis Hoxha i VV-së i shpall zgjedhjet nga një kafene, akuzon opozitën, por edhe mediat

- Advertisement -

Elvis Hoxha, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës “nuk i dha” votat për Vjosa Osmanin presidente.

Ai u lajmërua me një video në Facebook nga një kafene, ku i përmendi si punë të kryer zgjedhjet e reja parlamentare.

Opozita, tha ai, është “depozita e bllokimit”.

I akuzoi edhe mediat, të cilat, sipas tij, “nuk duan kurrsesi që të ketë zhbllokim të politikës së Kosovës dhe të ketë qeverisje”.

“Fatkeqësi që ata i kanë edhe ato vota”, tha ai, ndërsa fliste për partitë opozitare.

Të ngjashme

Të fundit