Elvana Shala merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë

 Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala, po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit që ka nisur sot punimet në Romë të Italisë, me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).
Temë kryesore e ediconit te sivjetmë të forumit është “Inovo sot. Ushqe të nesërmen; me tri shtylla kryesore: Veprimi global i të rinjve- përfshirja e të rinjve në vendimmarrje, sipërmarrje, bujqësi, punësim dhe krijimin e zgjidhjeve për sfidat ushqimore; shkenca dhe inovacioni – teknologjitë e reja, kërkimi shkencor, bujqësia inteligjente, qëndrueshmëria klimatike dhe përmirësimi i sistemeve ushqimore dhe Hand-in-Hand Investment Forum – Investimet dhe partneritetet; lidhja e qeverive me investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë për financimin e projekteve bujqësore dhe zhvillimin ekonomik.
Fokusin kryesor të diskutimit Ambasadorja Shala do ta ketë tek investimet dhe partneritetet me partneret ndërkombëtar; rëndësinë e perfshirjes së Kosovës në këto partneritete dhe lidhjen me qeveritë e ndryshme për financimin e projekteve bujqësore dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Poashtu ajo do të diskutoj me delegacionet pjesëmarrëse edhe për veprimin global të të rinjëve dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe krijimin e zgjidhjeve për sfidat ushqimore në nivel global.
Gjatë qëndrimit të saj në Romë, Ambasadorja Shala do zhvilloj takime edhe me përfaqësues të vendeve jo njohëse të Kosovës që po marrin pjesë në këtë forum.

Të ngjashme

Të fundit