1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Elsa Lila më në fund flet për statusin e saj

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5” të Top Channel, ku dha një intervistë emocionuese dhe të sinqertë.

Në bisedën e saj me moderatoren Bieta Sulo, Elsa u shpreh për shumë çështje personale dhe ndjesitë e saj të brendshme. Kur Bieta e pyeti nëse ishte në një lidhje dashurie apo single, Elsa e pranoi me sinqeritet se është single, duke ndarë edhe mendime të thella për jetën dhe përvojat e saj.

Disa nga momentet më të rëndësishme të intervistës:

Cili është motivi që të ka dhënë më shumë forcë për të ecur përpara?
Elsa Lila: “Meraku dhe forca ime më e madhe ka qenë vajza ime. Jam një person i brishtë nga brenda, por jeta më ka mësuar të ndërtoj një mburojë të fortë nga jashtë.”

Nëse do falenderoje diçka për forcën tënde, çfarë do ishte?
Elsa Lila: “Lotin. Falë lotëve, ne kuptojmë çfarë është lumturia.”

Dashuria jote më e madhe është…?
Elsa Lila: “Jeta! Sepse brenda saj gjendet gjithçka. Unë dashuroj jetën.”

Si ndihesh kur kthehesh në Shqipëri?
Elsa Lila: “Më mbush me mall për tokën time.”

Si u ndjeve kur pe disa nga komentet negative për ty?
Elsa Lila: “Ishte e vështirë kur lexova komente të tilla, por i fal mëshirë atyre që shkruajnë pa u ndalur të kuptojnë të vërtetën.”

A do e riktheje një dashuri të humbur?
Elsa Lila: “Jo! Kur një ndjenjë ka përfunduar, është më mirë të mbetet aty.”

A je single apo në çift?
Elsa Lila: “Single!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit