Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se ka takuar struktrat e partisë në Zvicër ku thotë se diskutuan për strategjitë dhe hapat e ardhshëm drejt një fushate të fuqishme për zgjedhjet e ardhshme.
Ai thotë se angazhimi strukturave në mërgatë është thelbësor për fitore.
Postimi i tij:
Në zemër të Zvicrës me zemrën për Kosovën!
Sot patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me ekipin e palodhur të mërgatës sonë këtu në Zvicër. Së bashku me shtabin zgjedhor të PDK-së në Zvicër, diskutuam për strategjitë dhe hapat e ardhshëm drejt një fushate të fuqishme për zgjedhjet e ardhshme. Angazhimi i tyre është thelbësor për fitoren tonë dhe për përfaqësimin e fuqishëm të mërgatës në Kosovë.
Bashkë po forcojmë themelet e fitores!👍🏻🤟🏻