Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

- Advertisement -
 

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se aksioni për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo cep të Komunës, dhe shton se kjo betejë nuk do të ndalet deri në eleminimin përfundimtar të çdo deponie ilegale.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se çdo person fizik apo juridik që kapet duke hedhur mbeturina në vende të palejuara do të përballet me masa të rrepta ligjore, transmeton Klankosova.tv.

“Pastërtia është detyrim ndaj vetes, familjes dhe qytetit ku jetojmë. Skenderaj nuk do të jetë strehë e papërgjegjësisë por shembull i rendit dhe kujdesit për hapësirën publike dhe private”.

“Ftojmë çdo qytetar të bëhet pjesë e këtij angazhimi dhe të mos heshtë përballë ndotjes. Çdo rast i hedhjes së mbeturinave mund të raportohet në Drejtorinë e Inspektoratit ( 048906154) ose në Drejtorinë e Shërbimeve Publike (048 567 897)  në Viber apo WhatsApp. Identiteti juaj do të mbetet plotësisht konfidencial ndërsa çdo denoncim i saktë do të mbështetet me subvencion sipas legjislacionit në fuqi. Së bashku po e mbrojmë pastërtinë dhe ambientin e qytetit tonë dhe nuk do të lejojmë askënd ta ndotë atë.  Skenderaj i pastër është përgjegjësi e të gjithëve!”, ka shkruar ai.

lae

Të ngjashme

Të fundit