13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Elezi: Serbia po dëshiron të fillojë një valë të organizimeve të dhunshme përmes protestave

- Advertisement -

Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se Serbia po dëshiron të fillojë një valë të organizimeve të aktiviteteve të dhunshme përmes protestave.

Elezi i ftuar në emisionin “Ditari”, në Tëvë1, tha se Serbia dëshiron që këtë organizim ta bënë, për arsye që zyrtarët shtetërorë të Kosovës arsyetohen ndaj faktorit ndërkombëtar, që sipas tij, situatën e sigurisë e ka jashtë kontrollit.

“Po, në fakt po fillon ajo të ndodh që ne në vazhdimësi kemi ngrit shqetësimet tona në lidhje me cenimin e sigurisë në rajon, duke u nisur nga fakti që Serbia ka ndërprerë aktivitetet e saj për cenimin e sigurisë në Ballkan dhe Kosova, siç duket është njëra nga shënjestrat e saj, edhe protestat të cilat janë lajmëruar, janë në kuadër të pritjeve që ne kemi pasur, sepse siç duket Serbia po dëshiron të fillojë një valë e organizimeve të aktiviteteve të dhunshme përmes protestave, në mënyrë që të dalë jashtë kontrollit ajo pjesë, si dhe zyrtarët shtetëror të arsyetohen para faktorit ndërkombëtar se situatën e sigurisë e kanë jashtë kontrollit dhe se grupet që janë të padëgjueshme mund të krahasojnë veprime që janë veprime mund të themi lufte, dhe të njëjtat veprime do të nisen drejt Republikës së Kosovës”, deklaroi Elezi.

Derisa theksoi se Serbia nuk ka gatishmëri për t`u përballur me forcat e NATO-s, të cilat sipas tij janë garantuese e sovranitetit të Kosovës.

“Unë besoj që krejt kto janë në kuadër operative të Serbisë, për të desklau situatën e Serbisë, duke nisur nga mos kontrolli i brendshëm dhe më pas duke trajtuar problemin që kanë me rajonin. Duket se Kosova po përballet seriozisht me një situatë të rëndë dhe po duket që Serbia duke mos pasur gatishmërinë për t`u përballur me forcat e NATO-s, të cilat janë garantuese e sovranitetit të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Ndryshe, njohësi i sigurisë tha se Policia dhe Ministria e Brendshme, duhet të iu bëjë kërkesë qytetareve të vendit, që t`i shmangin kalimeve të rrugëve drejt Serbisë.

“Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme është mirë t`u bëjë kërkesë qytetarëve të Kosovës që t`i shmangin drejtimeve drejt Serbisë apo kalimit të përdorimeve të rrugëve apo territoreve të Serbisë”, tha Elezi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit