Elezi: Brenda disa ditësh, 85 mijë qytetarëve jashtë Kosovës do t’ua dërgojmë fletëvotimet

- Advertisement -

Mbi 85 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të marrin së shpejti në adresat e tyre pakot me fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar nisjen e procesit të dërgimit brenda pak ditësh.

Interesimi i madh i diasporës për të marrë pjesë në zgjedhje është reflektuar edhe këtë herë, me votimin përmes postës që mbetet forma më e preferuar e votimit jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Valmir Elezi, deklaroi se KQZ-ja do t’ua dërgojë pakot me fletëvotime të gjithë qytetarëve të regjistruar për votim me postë, në përputhje me Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim në adresë të tyre. Procesi i dërgimit të këtyre pakove do të fillojë brenda disa ditësh, ndërsa detyrë e votuesit është që pakon ta dorëzojë përmes postës në adresën e kutisë postare të KQZ-së”, deklaroi Elezi.

Të ngjashme

Të fundit