2.1 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Ekzagjeron Daçiq, thotë se në Kosovë është situatë dramatike

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se situata në Kosovë është dramatike, duke e akuzuar si përherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “munda ta ndezë gjithë rajonin”.

“Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe tregon se kemi pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi thënë se Kurti është faktori kryesor i destabilitetit, se është një fuçi baruti që mund ta ndezë gjithë rajonin”, tha Daçiq për Kosovo Online.

Ai u ankua se ndërkombëtarët s’po i reagojnë aq sa duhet Kurtit. Daçiq kujtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia do të kërkojë mbajtjen e një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Serbia e udhëhequr nga presidenti do të bëjë të gjitha përpjekjet diplomatike për ta qetësuar situatën në Kosovë dhe për ta vazhduar dialogun. Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe dialog, por sigurisht që nuk do të lejojmë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të popullit serb në Kosovë”, tha Daçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit