Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

- Advertisement -

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar F.B., nga Norvegjia për në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritete norvegjeze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e Kosovës dhe i cili u ishte shmangur organeve të drejtësisë.

“Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre norvegjeze”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Të ngjashme

Të fundit