Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

- Advertisement -

 

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më datën 11. 06. 2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar RR.M. nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë dhe Grabitje” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Të ngjashme

Të fundit