12.5 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Eksportet e Kosovës në rënie edhe gjatë muajit mars, vazhdon thellimi i deficitit tregtar

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e Tregtisë së Jashtme për muajin maj 2023. Sipas raportit, deficiti tregtar në muajin mars të këtij u rrit në 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar vlerën prej 439,7 milion euro.

Eksporti i mallrave në këtë periudhë shënoi vlerën 80.5 milionë euro, që përbën një rënie prej 1,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në anën tjetër, importi ka shënuar një rritje prej 2,3 për qind, duke arritur në 520.3 milionë euro.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 3,0% në muajin mars 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 439,7 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 426,8 milion Euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me 15,5%. Eksporti i mallrave në muajin mars 2024 kishte vlerën 80,5 milion Euro, ndërsa importi 520,3 milion Euro, që është një rënie prej (-1,5%) për eksport, si dhe një rritje prej 2,3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.” – thuhet në njoftimin e ASK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit