22 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Eksperti i sigurisë tregon sa serbë erdhën me autobusë për të protestuar në veri

- Advertisement -

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka komentuar protestën e sotme të serbëve të cilët po kundërshtojnë suspendimin e Liljana Stevanoviq nga pozita e kryetares së Gjykatës në Mitrovicë. Vendimi për suspendim u mor nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës pasi Stevanoviq mori pjesë në mbledhjen Sigurisë të thirrur nga presidenti Vuçiq në Beograd.

Musliu thotë se numri i atyre që protestuan nuk është i madh në krahasim me numrin e qytetarëve serb që jetojnë në atë pjesë të vendit.

Në emisionin n’Fokus në T7, Musliu tha se pjesë e protestës ishin “qindra qytetarë e kryesisht të Listës Serbe apo të pjesës kriminale të asaj pjese të Kosovës”

“Nëse analizoni mirë incizimin nga dronët dhe fotografitë e tyre, e shohim se janë mbledhur disa qytetarë, disa ecin e disa edhe qëndrojnë afër karrigeve, domethënë janë afër kafeneve por nuk guxojnë të ulen”, tha Musliu.

“Për një protestë, nëse është e dendur, për një person i duhet diku 50 deri në 70 cm katror. Por kjo nuk ka qenë protestë e dendur, që mund të konstatojmë se në atë hapësirë kanë qenë disa qindra qytetarë e kryesisht të Listës Serbe apo të pjesës kriminale të asaj pjese të Kosovës e cila kontrollohet mu nga këta pjesëtarë të krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës”, shpjegoi ai.

“Është kalkuluar për numrin e autobusëve që kanë ardhur e në fakt kanë qenë vetëm 10. Një autobusë mund t’i zë 50 ose 52 qytetarë por unë nuk mendoj që të gjithë kanë qenë 52 qytetarë në një autobusë. Kanë qenë më pak. Nëse kanë qenë 10 autobusë atëherë diku rreth 450 udhëtarë kanë qenë dhe aq se kanë qenë në rrugë rreth 300 dhe kaq është numri i atyre që kanë protestuar”, tha ai.

“Ishin disa qindra protestues dhe kjo është përfaqësia e atyre përfaqësuesve të Listës Serbe që janë përfaqësues të krimit të organizuar dhe disa përfaqësues fatkeqësisht të institucioneve të Kosovës të cilët e kanë keqpërdorë hapësirën dhe e kanë organizuar këtë protestë”, tha ai.

“Nëse llogarisim sa serbë jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, atëherë përafërsisht e dimë se janë rreth 65 mijë, pra sa paskan qenë në protestë? 500-600 qind dhe të importuar nga Serbia. Pra 64 mijë e 500 qytetarë serbë të pjesës veriore të Kosovës nuk kanë qenë të interesuar të marrin pjesë në këtë protestë dhe kanë shikuar punën e tyre”, tha Musiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit