Ekipi i nga Kosova që përfaqësoi Universitetin e Prishtinës në garën ndërkombëtare të drejtësisë “Philip C. Jessup International Moot Court Competition”. Ky ekip i mrekullueshëm shënoi një fitore të madhe, duke u rendit i 6-ti në rundet evropiane të mbajtura ne Budapest, duke lënë pas shumë universitete të tjera të njohura.
Pjesëtar të këtij ekipi ishin Dea Fetiu, Erannda Zekaj, Nol Musa, Rinor Gjergji.
Për këtë arritje kanë shkruar dy trajnerët e këtij grupi, Rina Mehana dhe Bonita Salihu.
“Para pak ditesh ekipi yne ka qene pjese e rundeve evropiane te gares nderkombetare te drejtesise “Philip C. Jessup International Moot Court Competition”, e cila kete vit u mbajt ne Budapest. Kjo gare cdo vit thyen rekorde te pjesemarrjes ne rundet e saj nderkombetare, ku iu bashkangjiten me shume se 700 shkolla juridike. Fatin te jete pjese e kesaj gare e ka edhe Universiteti i Prishtines”, ka shkruar Mehana.
“Te gjithe e njohim ate shprehjen “me rendesi pjesemarrja”, e cila ne fakt mban nje pjese shume te vertete, se ashtu eshte ne te gjitha keto eksperienca. Kjo verehet te studentet qe dalin prej ketyre garave, te cilet jane ata qe i shohim ne maje te karrierave te tyre. Megjithate, tash e sa vite UP-ja jo vetem qe po merr pjese, por edhe po shenon suksese. Universiteti yne ka fillu me shenu emrin e saj ne harten akademike. Kete vit kemi shenu nje fitore te madhe, ku ekipi yne u rendit i 6-ti ne keto rundet evropiane, duke lene pas shume universitete te tjera te njohura. Se sa ekip kualitativ ka qene deshmohet edhe me faktin se ekipi yne e fitoi rundin kunder Hungarise, e cila mbante titullin e kampionit evropian, por edhe ate boteror ne vitin 2019. Per me teper, na u be aq shume qefi kur degjuam qe performanca e Universitetit tone po diskutohet nga gjyqtaret evropian e ekipet tjera evropiane, ku po kerkohet “te merret shembull nga nje vend kaq i ri”. Kjo eshte vec nje deshmi shtese per me provu se cfar kapaciteti kemi si Kosove. Kane qene muaj me shume pune, por kjo fitore vec se na ka mbush me motiv qe me u pergatit edhe me mire per rundet nderkombetare qe po na presin, por te cilat fatkeqsisht po mbahen online. Zemren e kam plot sa po e shkruaj kete lajm, e kjo krejt per shkak te ketij ekipi te mrekullueshem: Dea Fetiu Erannda Zekaj Nol Musa Rinor Gjergji Ka qene kenaqesi qe me qene trajnere e tyre. Keta vec se ma kane shtu dashnine qe e kam per kete gare. Dear international community, look out for these agents❤️”, ka përfunduar ajo në një status të gjatë në Facebook.