13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Einxhel lë shtëpinë e “Big Brother VIP” pas lëndimit të krahut!

- Advertisement -

Einxhel së fundmi është përfshirë në një incident brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Teksa po luante me Ilirin, ajo është rrëzuar dhe ka vrarë krahun.  Është dashur ndërhyrja e mjekëve për të parë gjendjen e saj. Fatmirësisht nuk bëhej fjalë për thyerje. Megjithatë, ajo ka qëndruar e shtrirë në shtratë teksa sot është bërë me dije se Einxhel duhet të shkojë në spital.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Instagramit të “Big Brother VIP” njoftohet se ajo do lëjë për pak kohë shtëpinë dhe do shoqërohet në spital nga kamera. Po ashtu, bëhet me dije se gjendja e saj është shumë e mirë dhe shtëpisë do i bashkohet shumë shpejt.

Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun.
Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.
Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.
Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.
Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit