Egjipti do të blejë grurë nga Franca dhe Bullgaria në vend të Rusisë pasi çmimi i ofruar nga Egjipti ishte nën pragun e vendosur nga Moska.
“Rusia nuk ishte e kënaqur me çmimin e propozuar gjatë negociatave për blerjen e grurit”, sipas burimeve të agjencisë Bloomberg.
Në fillim të shtatorit, ministri egjiptian i furnizimit, Ali El-Mosilhi, tha se gjatë negociatave të drejtpërdrejta me Moskën, Kajro ra dakord të blinte 480,000 tonë grurë rus.