14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Egjipti humb 6 miliardë dollarë për shkak të tensioneve rajonale

- Advertisement -

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, ka bërë të ditur se Egjipti ka humbur 6 miliardë dollarë të ardhura nga Kanali i Suezit për shkak të përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike në rajon.

Duke folur gjatë një ceremonie të diplomimit të pjesëtarëve të policisë, el-Sisi tha se të ardhurat e rrugës ujore ndërkombëtare kanë shënuar rënie nga 50 deri në 60 për qind gjatë tetë muajve të fundit.

“Ne jemi të prirur të menaxhojmë punët tona në një mënyrë që të ruajmë vendin tonë dhe të ruajmë sa më shumë stabilitetin në rajon, pa u përfshirë në ngjarje që mund të ndikojnë në siguri”, theksoi el-Sisi.

Presidenti egjiptian paralajmëroi se tensionet aktuale rajonale mund të çojnë në një zgjerim të konfliktit.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar për shkak të ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila që nga tetori i kaluar ka vrarë të paktën 41.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Kanali i Suezit, një arterie jetike për tregtinë globale, është rruga më e shkurtër e anijeve midis Evropës dhe Azisë dhe ai është një nga burimet kryesore të Egjiptit në valutën e huaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit