Sonte po mbahet prime i radhës i “Big Brother VIP Kosova”.
Befasia e bukur e sontme ishte banori më i ri.
Aktori i humorit, Vedat Bajrami, u bë pjesë e këtij formati.
Hyrja e tij u komentua shumë dhe u prit mirë nga publiku.
Ai po konsiderohet tejet i fortë, madje ish banorët u shprehën se banorët do të frikësohen nga ai sa i përket lojës.
Madje efekti i tij u vërejt menjëherë, edhe në shikueshmërinë e “prime”.
“Prime” i sontëm ka shkuar mbi 62 mijë shikues live.