6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Edita Tahiri: Kurti e Gërvalla të strukur në shtëpi, Hamza rihapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën

- Advertisement -

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla po qëndrojnë “të strukur në shtëpi”.

Ajo ka shtuar se kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, rihapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën.

Tahiri ka thënë se ende s’dihet se cili shtet është i rëndësishëm në kokën e Kurtit antiamerikan.

“Kryeministri i strukur n’shpi, Ministrja e jashtme po ashtu- Bedri Hamza keto dite rihapi dyerte e Shtepise se Bardhe per Kosoven – po skishte si te jete ndryshe Kur per Kurtin ishte shtepi e ngjyrave tjera, ai kurr nuk e ka pare rendesine Amerikes per Kosoven dhe shqiptaret – ende sdihet cili shtet eshte i rendesishem ne koken e Kurtit antiamerikan…”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit