Eduart Kuqi u largua nga Big Brother VIP Albania 3 pak javë më parë me vetë-dëshirë.
Ai kërkoi të largohej nga ky format pasi theksoi se kishte lënë pa përfunduar disa punë jashtë.
I ftuar në “Big Talk”, ai tha se merret që dhjetë vite me kriptovaluta dhe për atë nuk ndihej mirë brenda, se nuk ishte në dijeni me atë që po ndodhte.
“Arsyeja ka qenë që unë merrem që dhjetë vite me kriptovaluta, e tregtoj marketin. I kam lënë disa pozicione jashtë që nuk kam mundur t’i mbyll. Paratë e mia kanë qenë në lëvizje tërë kohën”, u shpreh ai.
Në anën tjetër theksoi: “Ka qenë problemi se kur të kap stresi dhe ankthi që nuk e di se çfarë po ndodh me botën e jashtme, më kapi stresi dhe kam qenë goxha me një investim të madh. Dhe për atë kam dashur të dalë e t’i rregulloj. Nuk i besoj askujt”.
Edi bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte brenda për lojën që zhvilloi dhe për disa situata.
I njëjti krijoi dhe një raport shumë të mirë me konkurrentin tjetër, Drilon Ramën. /Telegrafi/